Feedback

Panairi EXPOKOS - Edicioni i 16-të

Pallati i Rinisë, Prishtinë //

24/05/2017 - 27/05/2017

  

Panairi Expokos - Edicioni i 16-

Panairi Ndërkombëtar "EXPOKOS", është ngjarja më e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, që i dedikohet ndërtimit, energjetikës, teknologjisë dhe patundshmërisë, i cili mbahet në Kosovë.

Edhe këtë vit Expokos, vizitorëve dhe ekspozuesve do t’u sjell variacion gjatë programit ekspozues, duke u ofruar kompanive mundësi zgjerimi jashtë territorit të Kosovës, si dhe të ndez entuziazmin për gjeneratat e ardhshme të profesionistëve të këtyre fushave.

Expokos është destinacioni juaj ideal, të bashkoheni me prodhues dhe furnitorë të gjitha fushave të ndërtimit, energjisë dhe teknologjisë nga vendi dhe rajoni.

Regjistrohu online për e-tiketën

Vendi

Pallati i Rinisë dhe Sporteve - Prishtinë, Kosovë

Data

24 – 27 maj 2107

Organizator


Congress & Event Organization


Tel: +381 38 516 013
Fax: +381 38 516 012

e-mail: info@ceokos.com 
web:    www.ceokos.com


Addresa: Rr. Emrush Miftari nr. 12, Prishtinë, Kosovë

Tel: +49(0)621 76225959

Fax: +49(0)621 76225933

e-mail: info@xhafa-expo.eu,

web:    www.xhafa-expo.eu

Addresa: Augustaanlage 57,  68165 Mannheim, Gjermani

Panairi organizohet

Një herë në vit

Hapja e parë

2002

Programi Ekspozues:

Ndërtimtari

Materiale ndërtimore, sisteme dhe pajisje ndërtimi, lëndë e parë ndërtimi, izolime, ngrohje, instalime elektrike, sanitari, qeramikë, dyer dhe dritare, produkte kimike Industriale, përpunim i metaleve, dekorim, ndërtim i rrugëve, fasada dhe ndërtime prej qelqi, konstruksione të kulmeve, ndriçime të rrugëve dhe parqeve, ashensorë, gurë natyral, riciklime, etj..

Energjetikë & Miniera

Industria e energjisë elektrike, energji alternative si: era, uji, dielli, gasi, thëngjilli dhe derivatet, Stacione dhe baza të derivateve. instalime elektrike, ministri dhe Institucione hulumtuese-zhvillimore në energjetikë, miniera dhe minerale, shkritore, makineri për thërrmim, makineri për hapjen e korridoreve, makineri për shpuarje, aparate për matjen e metanit, makineri për transportim të mineraleve, vegla pune dhe pajisje sigurie për miniera, etj.

Teknikë

Teknikë, pavijoni i kontrollit të kualitetit, instrumente dhe makineri matëse, aparaturë analitike, pajisje hidraulike, automatikë dhe robotikë, makineri dhe pajisje industriale, metalurgji, fonderi, pajisje të metaleve dhe jometaleve, industria plastike dhe kimike, prodhues - manifakturat, ndërtues, pajisje elektrike dhe elektronike, telekomunikacion, transport dhe pajisje transportuese, etj.

Paluajtshmëri

Arkitektë, banka, kompani të paluajtshmërive, analistë të paluajtshmërive, inxhinierë të ndërtimtarisë, kompani mjedisore, investitorë, analistë investimesh dhe planifikimesh, arkitektë dhe dizajnerë për enterier dhe pamje të jashtme, planifikues urban, kompani sigurimesh, etj.

Grupi i synuar i vizitorëve

Biznesmenët, përfaqësuesit e institucioneve, inxhinierë, arkitektët, teknikët, shpërndarësit, profesorët, studentët, gazetarët, publiku i gjerë, etj.

Statistikat nga edicionet e kaluara

Numri i ekspozuesve:        

2013          2014          2015    2016

 338            304            273     290

Numri i Vizitorëve – Expokos 2015:

16 670

Rezyme

Expokos 2016

Video

Video 2016

Pse të ekspozohet në Expokos?

- Një ngjarje me ndërveprim tejet të fortë në mes ekspozuesve dhe vizitorëve profesionistë

- Një portë kyçe për rritjen e tregut në të tërë regjionin

- Takime të drejtë për drejta me distributorët më të mëdhenj

- Një prani e jashtëzakonshme e vendim marrësve më të mëdhenj nga industria

Aktivitetet paralele gjatë panairit

- Konferenca për shtyp

- Takime B2B, B2C, B2G

- Mundësi e takimeve një me një; të ndërmjetësuara (matchmaking)

- Ngjarje profesionale dhe informative të bizneseve; seminare, punëtori, konferenca nga profesionistë të fushave të ndërtimit, energjisë, teknikës dhe paluajtshmërive

- Praktikat më të mira në të bërit biznes në Ballkan

- Çmime dhe Çertifikata

Planimetria e panairit:

Hapësirat ekspozuese të panairit Expokos

Agjenda e panairit

Data                                                    Koha

Vendosja e ekspozuesve

22, 23 maj 2017                                 08:00 - 20:00

Hapja zyrtare

24 maj 2016                                      10:00 

Koha e ekspozitës

25 maj 2016                                       11:00 - 18:00 

26 maj 2016                                       10:00 - 18:00 

27 May 2016                                      10:00 - 16:00 

Tërheqja e kompanive

27 maj 2016                                         pas 16:00

28 maj 2016                                       08:00 - 20:00 

Dokumente te rendesishme per pjesemarrje ne panair:

Shkarko formën për çështje doganore

Shkarko formen per rezervim te stendes

Arritja në Prishtinë me veturë

Fluturimi për në Prishtinë

 www.airportpristina.com

Arritja në Panair

Pasi të arrini në panair ju lutemi që të vizitoni stendën
informative në hapësirat e panairit që t’i merrni ID kartelat si
ekspozues, ku stafi jonë do të ju shoqëroj deri te stenda juaj.

Për më shumë informata ju lutemi që të kontaktoni në zyrë
ose personat përgjegjës.

Akomodimi 

 

Shkarko listën e hoteleve

Hostese gjatë panairit

Na kontaktoni me e-mail info@ceokos.com

Informata mbi Prishtinën

http://www.inyourpocket.com/kosovo/pristina

http://www.kosovoguide.com

http://www.kahmeshku.com

Institucionet dhe Organizatat mbështetëse

Ministra e Tregtisë dhe Industrisë,

Ministria e Infrastrukturës,

KIESA - Agjencioni për investime dhe përkrahje të ndërrmarjeve; 

Odat Ekonomike ndërkombëtare dhe regjionale.

   


PARTNERET

  • EO
  • Bota Sot
  • Arkiva News
  • Hotel Gracanica
  • mint
  • pixie
  • zeri
  • travel Magazine
  • maschinerypark
  • IGEME
  • PLACIDWAY
  • HCA
  • HKCR
  • BIZNESETAL
  • OEDSH
  • Messe Display