PANAIRI I EDUKIMIT edicioni i 12

Organizimi i Panairit të Edukimit, vjen si rezultat i kërkesës dhe nevojës së institucionet arsimore dhe nxënësve e studenteve për te pasur e një platforme face-to-face komunikimi me të gjithë të interesuarit. Ky panair kontribuon direkt në ngritjen e vetëdijes së studenteve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional gjithashtu dhe mundësisë së përfitimit të fondeve (bursa, intership dhe punës praktike). Përveç ngritjes së vetëdijes së studenteve, si qellim kryesor kjo ngjarje ka dhe promovimin e punës së institucioneve edukative/arsimore dhe kompanive të ndryshme, zgjerimin e rrjetit në nivel regjional, rritjen e mundësive për bashkëveprim edukativo kulturor në mes të të gjitha palëve, ndihmon në zvogëlimin e boshllëkut midis studenteve dhe institucioneve edukative/arsimore, si dhe organizatave të ndryshme në fushën e edukimit dhe ofron komunikim te drejtpërdrejtë me shoqërinë ne përgjithësi. Kontributi i veçantë i kësaj ngjarje tash e 11 vite është në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësim marrjes.