2000

 

Themelimi

Kompania CEO themelohet si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (shpk) nga persona me bagazh profesional në organizimin e panaireve dhe seminareve në vendet e rajonit, me fushëveprim nëGjermani, Zvicër,Austri dhe USA.

2006

 

Hapja e zyrës në Shqipëri

Zgjerimi i CEO-s me zyrë në tregun Shqipërisë dhe organizimi i panairit të Edukimit, panairit të Mjekësisë dhe SEE EXPO dhe Mediterranean Boat & Caravan Show.

2010

 

Viti Jubilar

Kompania CEO feston vitin jubilar të suksese të saj në organizimin e panaireve, konferencave dhe kongreseve në Kosovë, tashmë me rreth 65 panaire të organizuara, me 200k vizitorë aktivë dhe rreth 800kompani pjesëmarrëse nga Kosova dhe rajoni.

2012

 

Anëtarësimi dhe Certifikimi në Asociacionin Botëror të Industrisë së Panaireve – UFI

Kompania CEO anëtarësohet dhe certifikohet ndërkombëtarisht për organizimin e panaireve dhe eventeve nga Asociacioni Botëror i Industrisë së Panaireve – UFI, me seli në Francë.

2013

 

Hapja e zyrës në Gjermani

Zgjerimi i CEO-sme zyrë në tregun Gjerman, shtrirja dhe zhvillimi i aktiviteteve të saj në organizimin e panaireve, konferencave dhe eventeve tjera në Evropë e më gjerë.

2015

 

Shtrirja e organizimit të panairit të Edukimit në katër kryeqendra: Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Sarajevë.

 

2016/2018

 

Kompani e autorizuar për prezantim të vendit në nivel shtetërorë në panaire të jashtme.

Trajnime të kompanive vendore për prezantime jashtë vendit, dizajnim dhe ndërtim i stendave në nivel shtetërorë në panairet ndërkombëtare.

2020

 

Kompani referuese për panaire, konferenca, seminare etj

Tani CEO është një kompani stabile dhe lidere në vend e rajon. Numri i klientëve që ne aktualisht ju shërbejmë është mbi 1100 Subjekte brenda vitit, kemi organizuar mbi 105 Panaire, 240 konferenca, 60 seminare, 38 panaire për palët e treta, 27 misione biznesi në botë.

2020/2021

 

3D Platforma Virtuale

Revolucion IT; Ne kemi krijuar një platformë 3D virtuale për organizimin e panaireve dhe eventeve të ndryshme në formë virtuale, ku kemi ofruar këtë shërbim për tregun evropian për shtetet si Gjermania, Belgjika dhe shtetet e Ballkanit perëndimor. Jemi kontraktuar nga dega e GIZ në Kosovë dhe Shqipëri për organizmin e panaireve të tyre të Punës dhe Karrierës dhe njëkohësisht jemi organizatorë të Panairit virtual të Edukimit në Evropë dhe Panairit të investimeve në Frankfurt, si event hibrid, në formë fizike dhe virtuale.

2022

 

Lansimi i eventit të ri

Panairi “E Jona”, është lansuar me qëllim të bashkimit të të gjithë prodhuesve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora ku prodhuesit do të kenë mundësinë të krijojnë relacione të reja dhe të shkëmbejnë produkte dhe shërbimet brenda këtij tregu që konsiston në 7 milion banorë. Në edicionin e parë kishte pjesëmarrës nga 4 shtete, 125 ekspozues dhe 25400 vizitorë. Përpos kësaj ngjarjeje, ne kemi organizuar për degën e GIZ në Kosovë edicionin e 7-të të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë e cila ka përfshirë mbi 200 kompani ekspozuese dhe mbi 18.000 vizitorë.

2023

 

CEO sot

Tani CEO është një kompani stabile dhe lidere në vend e rajon. Me 23 vite eksperiencë në organizmin e panaireve dhe eventeve të ndryshme, CEO ka krijuar një përvojë të pasur me referenca, certifikime dhe storie suksesi nga shërbimet që ka ofruar për klientët e saj. Përfituesit e shërbimeve tona përfshijnë kompani vendore dhe ndërkombëtare, institucione qeveritare, organizata të huaja, ambasada, shoqata biznesore, misione diplomatike, investitorë të huaj e vendorë dhe kompani start-up të ndryshme. Numri i klientëve që ne aktualisht ju shërbejmë është mbi 1100 Subjekte brenda vitit, kemi organizuar mbi 117 Panaire, 243 konferenca, 65 seminare, 42 panaire për palët e treta, 27 misione biznesi në botë.