Për Eventin “E JONA”

Panairi “E JONA” do të organizohet për herë të parë në vitin 2022, më 27-29 Korrik, në disa hapësira të qytetit të Gjilanit.
Ngjarja do të përmbajë në vete: Panair dhe B2B, panair shitës dhe B2C i pëcjellur me festë të birrës, me festë të verës, me ushqim dhe me koncert festiv për mirëseardhje të diasporës sonë dhe gjithë vizitorëve e mysafirëve të qytetit të Gjilanit.

E veçanta e këtij panairi është fokusimi tek kompanitë që do të vijnë nga katër shtetet fqinje të Kosovës duke i sjelle produktet dhe shërbimet e tyre, pra nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi duke edhe përfshirë dhe Luginën e Preshevës dhe gjithashtu duke ftuar mysafirë nga mbarë diaspora jonë me origjinë shqiptare.

Synimi i panairit është që të shndërrohet në panair të përvitshëm, ku çdo vit do të synohet rritja e ekspozuesëve dhe mysafirëve, duke ndikuar kështu në rritjen ekonomike me fokus të veçantë në qytetin e Gjilanit por edhe regjionit të Anamoravës.

Qëllimi

Qëllimi i panairit “E JONA” është që prodhuesit shqiptarë kudo që janë, ta kenë një vendtakim në të cilin do të njoftohen rreth veprimtarisë së njëri tjetrit dhe të ndërtojnë relacione bashkëpunimi për shkëmbimin dhe shpërndarjen e ndërsjellë të produkteve të veta në mbarë tregun shqiptar që përfshinë rreth 7 milion banorë. Gjithashtu, në panair do të jenë të ftuar në cilësinë e ekspozuesve dhe vizitorëve bizneset e diasporës shqiptare, të cilat janë shumë të interesuara për t’i eksportuar prodhimet shqiptare në shtetet e jashtme ku ata veprojnë.

Prodhuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Diaspora, nga të gjitha fushat e prodhimtarisë, do të mblidhen në Gjilan për t’i ekspozuar produktet e veta para mijëra vizitorëve.
Përbrenda këtij projekti është paraparë që të organizohen paralelisht tri aktivitete të ndryshme por që ndërlidhen mjaft mirë njëra me tjetrën, të cilat janë: Panairi biznesor & B2B, Panair me karakter shitje dhe festë me koncert.

Profili i ekspozueseve në panairin biznesor:
Agrobiznes, ushqim dhe pije:
Produkte ushqimore, pije alkoolike dhe joalkoolike, bujqësi, blegtori, perimtari etj.
Ndërtim, arkitekturë dhe paluajtshmëri:
Materiale dhe shërbime për ndërtimtari, teknikë, energjetikë, mobilieri, makineri, projektim, patundshmëri-real estate, etj.
Teknologji informative (IT):
Kompani të telefonisë, shërbime interneti, Shërbime të IT, hardware, software, etj.
Turizëm dhe kulturë:
Zyre për informacione turistike, Agjenci turistike, Hotele dhe gastronomi, Komplekse turistike, Turizëm malor dhe rural, Turizëm mjekësor, Institucione kulturore, Produkte artizanale etj.
Edukim:
Shkolla e Universitete publike dhe private, Kurse e qendra trajnuese të ndryshme, Shtëpi botuese, Biblioteka, Media etj.
Institucione:
Institucione shtetërore lokale dhe qendrore, Ambasada, Shoqata, asociacione dhe agjenci të ndryshme, Institucione shkencore, Organizata jo qeveritare dhe qeveritare etj.

Profili i ekspozueseve në Panairin me karakter shitje:
Produkte ushqimore, pije alkoholike dhe jo alkoholike, fruta e perime, produkte artizanale, institucione kulturore, turizëm malor dhe rural, hotele, restorante, shtëpi botuese etj
Vizito Panairin dhe Festën E JONA:

Panairi B2B do të jetë i hapur nga ora 10:00 – 18:00 në Palestrën e Sportit “Bashkim Selishta” Gjilan.
Panairi shitës, Festa dhe Koncerti do të jenë të hapura nga ora 14:00 – 22:00, në Sheshin “Idriz Seferi” Gjilan.

Akomodimi në Gjilan

Hotel "Astoria luxury & SPA " is located 5 min drive from the center of Gjilan. This hotel is new modern building.

http://astorialuxury-spa.com/
[email protected]

Si të gjeni lokacionin në Google Maps:

Akomodimi në Gjilan

Si të gjeni lokacionin në Google Maps:

Vizito Panairin dhe Festën E JONA:
• Hapja zyrtare – 27 Korrik 2022, Ora 11:00h
• Ekspozita - 10:00 deri 18:00h, për 3 Ditë radhazi

• Panel diskutimi: Mundësitë e Investimeve në Gjilan - 27 Korrik 2022, Ora 12:00 deri 13:00h;
• Prezantim nga Bizneset e Diasporës - 27 Korrik 2022 , Ora 13:30 deri 14:30.

• Festa - Prej 14:00 deri 22:00h, për 3 Ditë radhazi;
• Gatime tradicionale - Prej 16:00 deri 20:00h;
• Këndi i Birrës dhe Verës – Prej 14:00 deri 22:00h;
• Koncerti - Prej 19:00 deri 22:00h, për 3 Ditë radhazi.